Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon sot ditën e dytë të turit kombëtar të takimeve “Rrugëtimi për Shqipërinë.
Basha dhe demokratët do të zbresin pasditen e sotme në qytetin e Korçës, teksa ditën e djeshme ishin në Elbasan, ku u ndalën kryesisht tek arsimi dhe frenimi i emigracionit.
Në një mesazh në “Facebook”, Basha iu bën thirrje gjithë të rinjve të bashkohen sot në Korçë, ndërsa zbulon se takimi do të zhvillohet në bar “Mon Amour”, në hyrje të qytetit juglindor.
“Sot vijojmë në Korçë me “Rrugëtimin për Shqiperinë 🇦🇱”. Ftoj të rinjtë e dhe të rejat Korçës të bashkëbisedojmë sot në orën 17:00!”, shkruan Basha.