Gjatë takimit me të rinjtë në Shkodër, kryetari i opozitës Lulzim Basha foli edhe për tarifat dhe kostot e studimit dhe atë çfarë do të bëjë Partia Demokratike kur të vijë në krye të qeverisjes së vendit.
Sipas Bashës, çdo familje me të ardhura nën minimumin jetik, do të rimbursohet 100%.
Lideri i opozitës shtoi se, sistemi aktual i arsimit është primitiv, kjo sepse arsimi dhe rinia janë dështimi më i madh i këtij kryeministri
“90 % e familjeve shqiptare nën minimumin jetik që duhet të mbështesin edhe studimin e flmijëve. Ne do ta rimbursojmë çdo familje me të ardhura nën minimumin jetik, rimbursim në masën 100%.
Paratë e kontratave të konçensioneve abuzive do të shkojnë për rimbursimin e studimit të studentëve. PD do ti anullojë këto konçensione. Sistemi aktual i arsimit është primitiv, kjo sepse arsimi dhe rinia janë dështimi më i madh i këtij kryeministri”, u shpreh ndër të tjera Basha.
Ndërkohë, kreu i PD dha edhe një tjetër lajm të mirë para të rinjve në Shkodër.
“Po punojmë me ekspertët më të mirë gjerman të CDU në qeveri, që të hartojmë një plan që garanton arsim dhe punësim për rininë”, deklaroi ai.
Ai shtoi: “Nuk ka pse studentët që mbarojnë degë pa treg pune, të përfundojnë kamarierë. Me një trajnim 1 vjeçar në teknologjinë e kominikimit dhe mund të punojnë me rroga 800 mijë lekë”.
Në fund të diskutimit për këtë temë, Basha bëri edhe një tjetër premtim, që sipas tij, është lehtësisht i realizueshëm.
“Stazhe të paguara për 10 mijë studentë dhe kjo është e testuar edhe për mënyrën sesi do të sigurohen paratë”, tha Lulzim Basha.