BallinaAktualitetAlvin drejt kthimit, Besnik Mustafaj: Sukses i Italisë! Vajtja e ministrit Lleshaj,...

Alvin drejt kthimit, Besnik Mustafaj: Sukses i Italisë! Vajtja e ministrit Lleshaj, gjest propagandistik i pahijshëm

spot_img
spot_img

Analisti Besnik Mustafaj mendon se kthimi i Alvin Berishës në Itali pranë familjes së tij është sukses i autoriteteve italiane. Në një bisedë ne studion e News24, në rubrikën “Opinion”, Mustafaj tha se ministria e Jashtme e Shqipërisë, diplomacia apo dhe ambasada shqiptare në Itali e ka bërë shumë mirë detyrën por se vajtja e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në Siri është një gjest propagandistik i pahijshëm dhe i shëmtuar.

“Ky është një sukses në radhë të parë i Italisë. Për këtë duhet falënderuar në radhë të parë kryqi i Kuq italian por edhe të gjitha autoritetet italiane. Shqipëria ka pasur për detyrë vetëm të furnizonte autoritetet italiane me dokumentacioni sepse ky djalë pavarësisht se ishte shqiptar nuk ishte asnjë dokument dhe nuk mund të lëvizte pa to. Qeveria shqiptare ka bërë detyrën e saj, i ka dhënë dokumentet me gjithë disa zvarritje që ka pasur. Besoj se deri këtu mbaronte vetëlavërimi i qeverisë shqiptare. Vajtja e ministrit të Brendshëm është një gjest propagandistik i pahijshëm. Pse duhet të shkojë ministri, ku shkon ministri? Ministri ka shkuar në këtë rast vetëm për propagandë. Atje duhet të shkonte një…ne kemi sektor që merret me policinë e fëmijëve, duhet të shkonte një specialist i këtij sektori dhe një diplomat i Ministrisë së Jashtme. Kaq asgjë më shumë. Kjo është një gjë e shëmtuar. Në origjinë duhet falënderuar një emision italian dhe gazetari shqiptar Taulant Kompliku, në përbërje të ekipit që e bënë edhe shqetësim. Qeveria shqiptare duhet të bëqnte dy gjëra, pajisjen me dokumente të këtij fëmije dhe për kortezi mund të shkonte për ta pritur në Bejrut ose në Siri sipas rastit. Shoqëruesit e tij kryesorë janë autoritetet italiane nuk është shteti shqiptar”, deklaroi Mustafaj.

Ai tha se ministri shqiptar nuk duhet të shkonte kurrsesi në një zonë të nxehtë dhe se është një ngjarje e pashembullt.
“Po tani ju mendoni se ministri mund ta mbrojë për nga rrezikshmëria? Sigurisht që jo, pavarësisht se ka qenë oficer. Rrezikshmëri nëse do të kishte i ka marrë parasysh qeveria italiane dhe autoritetet siriane, turke, amerikane që janë implikuar në një mënyrë apo tjetër. Me sa jam informuar ministria e Jashtme e Shqipërisë, diplomacia shqiptare, ambasada jonë shqiptare në Itali e ka bërë shumë mirë detyrën që i takonte dhe këtu mbaron kontributi ynë. Vajtja e ministrit është një gjë e pashembullt. Kurrë nuk shkon ministri në një zonë të nxehtë. Po sikur t’i ndodhte gjë ministrit, çfarë nderi do i mbetej shtetit shqiptar”, theksoi Mustafaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular