28-vjeçarja që para disa ditësh qëlloi me armë afër shtëpisë së hoxhës, Sead Bejta në Mitrovicë është modelja Suzana Tahiri. Mediat e Kosovës shkruajnë se ajo akuzohet për zhvatje dhe kërcënime ndaj hoxhës. E njohur me nofkën, “Shqiponja” tahiri duhet të qëndrojë në qeli pas kërkesës së prokurorisë.
Në kërkesën e akuzës të siguruar nga Insajderi thuhet se: “E pandehura Suzana Tahiri ka pasur probleme shëndetësore dhe para një kohe të caktuar ka shkuar tek hoxha Sead Bejta në mënyrë që kinse ta ndihmojë që t’i tejkalojë problemet që kishte. Tek hoxha ishte disa herë dhe më pas kanë hyrë në lidhje dashurie. Sead Bejta, hoxha ka dashur të ndërpresë lidhjen me të, por e pandehura e ka kanosur përmes mesazheve në telefon mobil, duke i thënë se nuk do ta lë të qetë atë dhe familjen e tij, nëse ai nuk i jep 10 mijë euro” – thuhet në kërkesën e prokurorisë.
Hoxha e kishte dhënë shumën e kërkuar, por shantazhet nga e pandehura kishin vazhduar, deri më 5 nëntor kur ajo shkon në shtëpinë e tij në fshatin Zhabar të Ulët dhe aty qëlloi me armë zjarri. Vajza ka pranuar të gjitha veprat për të cilat akuzohet. Hoxha ka pranuar se ka pasur kontakte me të pandehurën dhe se ajo e ka shantazhuar dhe kanosur atë. Arma të cilën Suzana Tahiri ka përdorur, është gjetur në shtëpinë e saj dhe është konfiskuar. Në vendin e ngjarjes ishte gjetur një gëzhoje.
Suzana Tahiri njihet edhe si modelja e “Shpisë së Kosovës”, një reality show i cili organizohej kohë më parë. Pas, dalje nga shtëpia, Suzana ka vazhduar karrierën e saj si modele. Në një intervistë ajo kishte thënë se ëndrra e saj është të bëhet presidente e vendit. Ajo njihet si përkrahëse e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ka qenë femra më e votuar në Kuvendin Zgjedhor të PDK-së në Vushtrri ku ka mbajtur edhe postin e kryetares në nëndegën e PDK-së në fshatin Pantinë. Në 7 gusht të këtij viti, ajo kishte ofruar dorëheqjen nga gjitha strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës.