90% e gënjeshtrës për financim të paligjshëm dhe para ruse është çmontuar para shqiptarëve. Atë 10%, që ka mbetur nga fabrikimi i gënjeshtrës prej prokurorisë, nën presionin e Edi Ramës, do ta çmontojmë në gjykatë.
KOMUNIKIMI ME GAZETARËT I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, PAS TAKIMIT ME TË RINJTË NË KRUJË.
Sot 90% e gënjeshtrës u rrëzua dhe 10% do të rrëzohet në gjykatë. Pra, sot dolën provat që prokuroria ishte përdorur nga Edi Rama për të fabrikuar gënjeshtra që as vetë nuk i beson dhe u detyrua të tërhiqej nga gënjeshtrat, me të cilat operoi për dy vite me radhë.
1. Tha që kishte prova për pastrim parash vetëm për të hequr vëmendjen nga skandalet e dosjes “339”, që publikoi gazeta “Bild”. Vetëm për këtë arsye fabrikoi këtë akuzë.
2. Tha që kishte dokumente për para ruse dhe e vetmja gjë që prodhoi ishte tërheqja me turp nga këto akuza. Nuk prodhoi asnjë dokument për këtë akuzë qesharake dhe të turpshme, me të cilën u detyrua të gënjente opinionin publik për dy vite me radhë.
3. Tha që kishte dokumente hetimi kundër PD dhe i vetmi dokument hetimi është dokumenti i Bilalit.
Prandaj, e vetmja gjë që mund të them sot është se 90% e gënjeshtrës sot është çmontuar para gjithë shqiptarëve. Prokuroria është detyruar të pranojë gënjeshtrat, të cilat i fabrikoi për shkak të presionit politik të Edi Ramës dhe atë 10%, me të cilën ka çuar dosjen në Gjykatë, do të çmontojmë në gjykatë.
Pyetje: Si zoti Basha? Ju akuzojnë si fallsifikatorë.
Lulzim Basha: Vetëm përmes të vërtetës. Ky është minimumi, na akuzuan për agjentë rusë, na akuzuan për pastrim parash, na akuzuan për gjithçka që u duhej. Për çdo skandal që u plaste nxirrnin nga një akuzë. Pra, e vetmja gjë që na solli deri këtu është qëndresa për të vërtetën dhe e vërteta do të çmontojë plotësisht edhe këtë 10% që ka mbetur. 90% ka rënë edhe 10% do ta çmontojmë në gjykatë.
Pyetje: Lidhjet me rusët?
Basha: Lidhjet me rusët i ka vëllai i Presidentit më të dashur të Putinit në Ballkan. Këtë gjeagjëzë zbërthejeni vetë se besoj i keni informacionet se kush është.