Korça duket se nuk po gjen qetësi nga dridhjet e tokës. Instituti i Gjeoshkencave, ka regjistruar tre lëkundje tërmeti gjatë natës.
Sipas të dhënave lëkundjet fillimisht janë ndjerë në fshatin Arrëz dhe më pas në Sheqeras.
Lëkundja e parë ka pasur magnitudë 2.9 me epiqendër në Sheqeras, ndërsa lëkundja e dytë ka pasur magnitude 2.2 në thellësi 30 km dhe me epiqendër 12 km në Veri të Korçës.
Pak ditë më parë Korça u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2. Ndërkohë vatar vijon të jetë aktive, por lëkundjet kanë qenë me intensitet të ulët.