BallinaAktualitetVIDEO/Historia e burrit nga Luzi i Kavajës: 'E kapa gruan me tjetrin,...

VIDEO/Historia e burrit nga Luzi i Kavajës: ‘E kapa gruan me tjetrin, tani nuk më lejon të shoh vajzën’

spot_img
spot_img

Emisioni “Historia ime” në Tv Klan trajtoi këtë të premte historinë e fortë të një babai, i cili kërkon që të takojë vajzën e tij, por ish-bashkëshortja nuk e lejon. Mehmet Ibra është një burrë nga Luzi i Kavajës.

Ai rrëfeu përballë moderatores Mirela Milori se në vitin 2011 lidh kurorë me një grua nga Tirana. Kjo ishte martesa e tij e dytë pasi më parë kishte qenë i martuar me një grua tjetër me të cilën ka edhe tre fëmijë të tjerë.

Ai jetonte me gruan e dytë në një nga zonat e Tiranës në kohë kur edhe bëhet me një vajzë tjetër.

“Jetonim në “Ali Dem”. Gjatë kohës që jetuam në “Ali Dem” si çdo familje shkoja në punë, ajo shkonte në punë. Pas një farë kohe mbeti shtatzënë dhe na erdhi në jetë vajza e vogël Sara. Është 9 vjeç. Kur ishte Sara, 6 muajshe filluan edhe ato problemet familjare”, tha Mehmeti.

Por edhe martesa e dytë shkoi drejt divorcit pasi Mehmeti rrëfeu se ish-bashkëshortja kishte filluar të kishte lidhje me dikë tjetër. Ai tregoi në “Historia ime”, problemet e para me të shoqen dhe si i kishte dhënë 20.000 euro vjehrrës për një shtëpi në Qytetin Studenti.

“Pas disa kohësh pasi lind vajza te shtëpia në “Ali Dem” isha me qira. Zonja e kishte shtëpinë për të shitur. Kërkova ta blija. Kësaj nuk i kisha treguar që kisha lekë me vete. Kisha 8.000 euro në bankë, pjesën tjetër i kisha nga Italia. Kur erdhi i zoti i shtëpisë nuk ramë dakord sepse rriti çmimin e shtëpisë. Nuk e blemë shtëpinë, por në këtë kohë ish-gruaja ime me gjithë vjehrrë edhe më thotë “që jemi duke ndërtuar në Qytet Studenti një shtëpi”. Më tha “të keqen nëna pse do e marrësh qiranë këtu se është shumë e vogël”. Sa e mori vesh nuk më la rehat. Më tha pse do e marrësh qiranë kaq larg. Në Qytet Studenti qiraja është edhe më e lartë. “Nëna sido që të jetë, gocës do ia japë një shtëpi. Ti meqë i paske këto lekë, m’i jep edhe sido që të jetë puna ti mos të ngelesh në rrugë”, tha ajo. Unë nuk i dhashë fjalë, por thashë të pyesja nënën time. Ajo më tha që t’ia jap ato lekë edhe nuk është se do ngelja jashtë. I jap lekët, 20.000 Euro”, tha ai.

Mehmeti rrëfeu se kishte pasur dyshimet e veta se bashkëshortja e tradhtonte kur kthehej nga puna. Më pas kishin qenë disa telefonata që ish-bashkëshortja bënte me të dashurin, ku vendosi të ndahej.

“Për të shkuar në punë kjo donte vetëm 20 minuta. Për të ardhur kjo vinte 3-4 orë me vonesë. Ne filluam problemet. Kisha dyshimet e mia. Shtatë herë i çonte kjo telefonatë, një herë ai, kur kjo dilte nga puna. Më rrinte si hu. Për hatër të fëmijës nuk mendon i thashë unë. Sido që të jetë më tha “lekët t’i kam marrë, gocën ta kam marrë”. Aty i flas vjehrrës dhe i them që nuk po na shkojnë punët mirë dhe foli gocës se nuk është problemi im. E merr në telefon kjo dhe i thotë hajde se nuk është në shtëpi. Këtu ia jap të vëllait telefonit dhe i them ja kush është motra. Vendosa dhe e lashë”, rrëfeu Mehmeti. /TVKlan

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular