BallinaAktualitet"Mini Shengeni nuk na duhet"/Dhoma e Biznesit maqedonas kundër: Populizëm i pastër

“Mini Shengeni nuk na duhet”/Dhoma e Biznesit maqedonas kundër: Populizëm i pastër

spot_img
spot_img

Dhomat ekonomike në Maqedoni kanë deklaruar shprehimisht se Maqedonisë nuk i duhet projekti  i Mini Shengenin” Ballkanik.

Sipas mendimit të tyre, ekonomia e brendshme nuk do të përfitojë nga ideja, pasi shumë çështje të biznesit e transportit në rajon, janë zgjidhur me marrëveshjen CEFTA.

Kryetare e Lidhjes së Odave Ekonomike, Danella Arsovska, ka deklaruar se  Maqedonia ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Serbinë dhe Shqipërinë dhe sipas saj, problemet ekonomike që kemi, vështirë se do të zgjidheshin me ‘Mini Shengenin’.

“Nga këndvështrimi i Maqedonisë, ne nuk shohim se mund të fitojmë shumë nga një aleancë e tillë, ose me një ndarje të tillë në mikro-rajon, me vetëm tre shtete. Ne e themi këtë, sepse Serbia me këtë do të kishte dalje në portin e Selanikut dhe përmes Shqipërisë në portin e Durrësit.

Nga këndvështrimi i Shqipërisë, një bashkëpunim i tillë iu mundëson atyre të përparojnë në drejtim të asaj, që ne e kemi zbatuar tashmë”-pohoi Danela Arsovska, kryetare e LOE.

Shumica e ekspertëve, e sheh idenë e Mini Shengenit, si populizëm i pastër, i cili nuk ka asnjë rëndësi të veçantë për vendin.

Mbledhja e dytë e drejtuesve të Ballkanit Perëndimor është planifikuar për nesër në Ohër, ku pritet të dakordohen detajet e projektit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular