BallinaKronikeOperacion i madh në 'trekëndëshin e kanabisit' Gjirokastër, Tepelenë, Përmet

Operacion i madh në ‘trekëndëshin e kanabisit’ Gjirokastër, Tepelenë, Përmet

spot_img
spot_img

Një operacion i gjërë kundër prodhimit dhe shitjes së kanabisit është zhvilluar nga Policia në tre rrethe: Gjirokastër, tepelenë dhe Përmet.

Pas 6 muajsh hetime intensive, u zbatua në terren operacioni sekret “Kanabisi”, që vuri në pranga 5 persona, shpalli në kërkim 4 dhe detyroi të paraqiten në Polici dhe disa të tjerë.

Në veçanti, gjatë zhvillimit të operacionit në Tepelenë, si rezultat i kontrolleve të kryera, u kap  i shpalluri në kërkim A.P., banues në Durrës, për të cilin Gjykata e Fierit kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”. A.P. iu dorëzua Policisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Policia e Gjirokastrës tha se pas hetimeve 6-mujore, rezultoi se një grup i mirëorganizuar personash, nga gjithë territori i Qarkut Gjirokastër kryenin veprimtari kriminale në drejtim të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Gjatë finalizimit të operacionit më datë 8 dhe 9 nëntor 2019 janë ekzekutuar 5 urdhëra ndalimi për shtetasit:

B.S., 45 vjeç, banues në Gjirokastër, për “Kultivim i bimëve narkotike”.(Në rolin e organizatorit dhe financuesit, pasi siguronte farat e bimëve narkotike.);

E.Sh., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, për “Kultivim i bimëve narkotike”;

B.K., 34 vjeç dhe K.K., 33 vjeç, banues në fshatin Gusmar në Tepelenë, për “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”;

T.D., 35 vjeç, banues në fshatin Bënçë, Tepelenë, për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Ndërsa për katër shtetas të tjerë për të cilët kishte urdhër ndalimi konkretisht për shtetasit E.K., Gj.B., E.T., dhe J.S. gjatë operacionit nuk u gjetën në banesa dhe u shpallën në kërkim, ku po vijon puna për kapjen e tyre.

Gjithashtu po në kuadër të operacionit janë proceduar në gjendje të lirë për “Moskallëzim krimi” shtetasit: F.B., A.D., V.L., D.T., dhe G.E.

Nga maji deri më sot janë arrestuar edhe 11 të tjerë

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe policore të kryera në vazhdimësi dhe në mënyrë të pandërprerë në kuadër të operacionit policor “Trekëndëshi”, prej muajit maj dhe deri në nëntor janë arrestuar në flagrancë edhe 11 shtetas të tjerë:

Në datën 24 maj 2019 u arrestuan shtetasit R. R., dhe I.M., banues në fshatin Picar, Gjirokastër. Këta shtetas janë kapur në flagrancë, duke tentuar të kultivonin bimë narkotike;

Në datën 24 korrik 2019 u arrestuan për “Kultivim i bimëve narkotike” shtetasit N.Sh., M.Sh., Xh.M. dhe E.M., banues në Përmet;

Në datën 28 korrik 2019 u arrestuan në flagrancë për “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” shtetasit S.B., A.B., dhe P.B;

Në datën 8 nëntor 2019 u arrestua në flagrancë shtetasi M.E., për “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”;

Në datën 9 nëntor 2019 u arrestua në flagrancë shtetasi F. T., për “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular