Rrjetet sociale e kanë ironizuar faktin që ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj fluturoi për propagandë drejt Bejrutit me rastin e lirimit të Alvin Berishës. Por këto fluturime kanë edhe kosto të rënda për taksapaguesit.
Drejtuesja e Open Data, Aranita Brahaj thotë se janë 60 mijë dollarë bileta. “Kush e pagoi biletën e z. Lleshi për Bejrut. A janë dakord taksapaguesit të kontribuojnë që ministri të udhëtojë për Foto-Propagandë?
Në shumicën e rasteve këto janë udhëtime të ministrit dhe zyrtarëve nivel i lartë, shpenzime të aparatit të ministrisë dhe jo të Policisë së Shtetit. Mes tyre duhet të jetë edhe pagesa për biletën e Ministrit Tiranë-Bejrut për një Foto Promocionale (propagandistike) me Alvin,” shkruan ajo.