Nga Arjan Llanaj
Edhe sot, më keq se pesë vite më parë, Ballshi dhe Mallakastra po kalon një gjendje të rënduar ekonomike dhe të mjerë për shkak të varfërisë së madhe, papunësisë, taksave të larta, rënien e fuqisë blerëse, pasigurisë, humbjen e shpresës dhe braktisjes totale të qeverisë….
– Rafineria nuk punon prej disa muaj dhe naftëtarëve nuk u paguhen sigurimet shoqërore. Premtimet që Edi Rama u bëri për marrjen e 15 pagave të prapambetuara dhe statusi i naftëtarit nuk u mbajtën.
– Biznesi drejt falimentimit për shkak të taksave të larta dhe gjobave të taksidarëve të Ramës që i janë vërsulur biznesit.
– Arsimi drejt braktisjes nga fëmijët për shkak se familjet emigrojnë dhe për pasojë tetë shkolla u mbyllën këto vite.
– Shëndetësia në situatën më të keqe për shkak të largimit të mjekëve dhe infermierëve drejt Gjermanisë.
– Fermeri dhe blektori janë lënë jasht vëmendjes pa asnjë ndihmë dhe subvension.
Revolta ka arritur kulmin për shkak të frikës, pasigurisë, braktisjes dhe shpresës së humbur ndaj largimi i Edi Ramës dhe ndryshimi është domosdoshmëri dhe detyrë e çdo shqiptari që dëshiron të jetoj në vendin e vet…