BallinaAktualitetHistoria prekëse/"Gjatë këtyre ditëve ajo më ka dalë në ëndërr: Çoje amanetin...

Historia prekëse/”Gjatë këtyre ditëve ajo më ka dalë në ëndërr: Çoje amanetin deri në fund”

spot_img
spot_img

Një histori e fortë dhe prekëse ka qenë ajo e ditës së sotme në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në emisionin “E Diela Shqiptare”. Nuk kanë kaluar dyzet ditë, që kur mamaja e tij është ndarë nga jeta, pas një lufte 4-vjeçare me sëmundjen e rëndë, por Guliemi ka një motiv pse ka ftuar në studio dy motrat e tij.

Mamaja e tyre ka dashur që një herë të vetme të mund të shkonte në program, por sëmundja nuk e lejoi. Guliemit ditët e fundit i ka dalë në ëndërr mamaja dhe ajo kërkon nga ai që të çojë në program dy motrat e tij.

Fillimisht Arditi fton në program kunatin e tij, Nertilian dhe i shpjegon arsyen pse është thirrur në “Ka një mesazh për ty”.

Ardit Gjebrea: E di pse të kemi ftuar? Në këtë studio do vijë kunati yt, Guliemi.

Nertilian: Po!

Ardit Gjebrea: Ti je i fejuar?

Nertilian: I fejuar..

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin e fejuara jote?

Nertilian: Elona.

Ardit Gjebrea: Elona ka pësuar një fatkeqësi së fundmi, po?

Nertilian: Po!

Ardit Gjebrea: Ka humbur..?

Nertilian: Të ëmën..

Ardit Gjebrea: Nuk janë mbushur as dyzet ditë dhe Guliemi ka një motiv shumë të madh pse ka thirrur motrën dhe motrën tjetër, se janë dy motra apo jo?

Nertilian: Po!

Ardit Gjebrea: I ka thirrur në studio sepse dëshira e nënës, e ish-vjehrrës tënde tashmë, ka qenë të vinte në programin tonë “Ka një mesazh për ty” dhe i thonte djalit Guliemit: Që nuk dua të vdes pa shkuar njëherë në atë program. Por sëmundja nuk e lejoi që të vinte dhe gjatë këtyre ditëve i ka dalë në ëndërr e ëma, e cila i thoshte: Nuk më çove mua tek Arditi por dua të çosh dy motrat e tua. Dhe Guliemi nuk fle i qetë se është nëna që i del në ëndërr dhe i thotë që duhet ta çosh këtë dëshirë timen deri në fund.

Ardit Gjebrea e fton Nertilianin të ulet dhe të dëgjojë atë çfarë kunati i tij do thotë. Më pas në studio vjen Guliemi, i cili tregon motivin e ardhjes në studio.

Guliemi: Ajo akoma nuk i ka bërë të dyzetat..

Ardit Gjebrea: Më trego pak për historinë e jetës tënde?

Guliemi: Në moshën 14- vjeçare kam filluar punë..

Ardit Gjebrea: Po pse?

Guliemi: Për t’u bërë krahu i djathtë i mamit sepse babi ka një ves pak të keq, ai pi. Megjithëse nuk krijon dhunë, krijon sherr në familje. Kam një motër me aftësi të kufizuara, të voglën. Jeta na ka sjellë disa sfida që nuk na kanë lënë të ecim përpara.

Ardit Gjebrea: Keni pasur vështirësi, me babin, motrën e vogël..

Guliemi: Shumë…

Ardit Gjebrea: Mami si e përjetonte këtë moment të vështirë të familjes?

Guliemi: Mami e përjetonte… se gjithmonë inkurajimi i asaj, ajo ka qenë besimtare në Jezu Krisht, ishte e krishterë, gjithmonë luteshe, ishte tip alegro..

Ardit Gjebrea: Besimi e ka ndihmuar të eci përpara?

Guliemi: Besimi po, deri në këtë pikë që ajo arriti..

Ardit Gjebrea: Çfarë pati mami?

Guliemi: Mami në moshën 51-vjeçare pati një nishan që s’ashtu, u vizitua dhe i thanë që është me kancer, lëkurë kanceroze. Gjatë këtyre 4 viteve ka vuajtur shumë, ka bërë disa operacione, në faqe, qafë, deri sa i kaloi në trup. Ishte një ditë, nga mesi i Gushtit të këtij sezoni më shprehu një dëshirë: Kam dëshirë të shkoj tek “Ka një mesazh për ty”. I thashë: Patjetër do të çoj, sapo të nisi sezoni të premtoj që do jesh atje. Por gjendja e saj po përkeqësohej dhe kjo gjë më ngeli peng. Gjatë këtyre ditëve, ajo më ka dalë në ëndërr, të paktën meqë nuk më çove mua, ço motrat, çoje amanetin deri në fund dhe kujdesu për motrën e vogël, se atë e kishte dritën e syrit.

Ardit Gjebrea: Unë di që ju do keni një gëzim në familje?

Guliemi: Po kemi një gëzim sepse mamaja arriti të njihte dhëndrin, siç e donte ajo, siç ia dha Zoti më saktë. Deshte një djalë të mirë për motrën..

Ardit Gjebrea: Dhe erdhi djali i mirë në shtëpi?

Guliemi: Po erdhi djali i mirë në shtëpi, e njohu dhe i tha: E falenderoj Zotin çdo ditë që ma ka sjellë këtë për vajzën time.. Mbas të dyzetave ajo do martohet..

Ardit Gjebrea: Çfarë marrëdhënie ke ti me motrat e tua?

Guliemi: Me të madhen shkoj mirë, hapem për çdo gjë, jam krahu i saj i djathtë. Ndaj kam ardhur këtu t’i premtoj jo para publikut, por para Zotit, para të gjithëve se do jem deri në pikën e fundit, si për të madhen dhe të voglën gjithmonë pranë.

Ardit Gjebrea: Si quhen motrat?

Guliemi: Të madhen e quajnë Elona, të voglën e quajnë Arjola.

Arditi i fton motrat në studio dhe Elona shpërthen në lot kur shikon në anën tjetër vëllain e saj. Guliemi i premton motrës së madhe se do jetë gjithmonë pranë saj dhe mos ketë aspak merak për motrën e vogël.

Guliemi: Këtu kam ardhur për të dhënë një mesazh nga mami ynë e shtrenjtë, që ma ka lënë amanet. Meqë atë nuk e solla dot këtu më ka dalë disa herë në ëndërr dhe më ka thënë t’ju sjell juve. Më ka lënë amanet për të voglën që ta kem çdo kohë, çdo hap. Ti mund të shkosh e qetë aty ku je nisur, dhe të rrish e qetë për Arjolën, unë do jem gjithmonë krahu jot i djathtë si për ty dhe atë deri në fund të jetës. Ajo na deshte gjithmonë të bashkuar dhe ashtu do bëhet, amaneti i saj do shkojë deri në fund. Arjola, lali të ka xhan.

Elona: Edhe ne të duam shumë, ti je për ne dashuria. Në çdo hap që do hedhësh ne do jemi pranë teje se një të kemi.

Guliemi: Zoti ju bekoftë!

Elona: Gjithashtu edhe ty vëlla!

Arditi i fton të përqafohen dhe këtij momenti të veçantë i bashkohet edhe i fejuari i Elonës, i cili e përqafon dhe i dhuron asaj lule.

Nertilian: Këto lule do i çojmë bashkë tek varri i nënës. I kam dhënë amanetin, deri në fund do e mbaj!

Elona: Edhe unë me ty deri në fund! /tvklan.al

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular