Kreu i PD Lulzim Basha shprehet se dështimi me negociatat në BE nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-evropiane e Edi Ramës, duke iu referuar deklaratës së kryeministrit ditën e sotme në Ohër.
Në një postim në Twitter, Basha shprehet:
Dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar, shkaktar i prapambetjes ekonomike dhe varfërimit të qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur koha që Shqipëria të nxjerrë në dritë potencialin e saj të vërtetë!
Kryeministri Edi Rama u ndal gjatë konferencës për shtyp me liderët e Serbisë, Maqedonisë dhe Bosnjës tek kundërshtarët e mini-Shengenit ballkanik, duke theksuar se Evropa është një klub interesash dhe se Ballkani nuk duhet të presë zgjidhjen e problemeve të saj por të krijojë lehtësira në lëvizjen brenda rajonit.
Rama tha se ky dokument nuk është kundër integrimit në Evropë, por rajoni integrohet brenda vetes për anëtarësimit në BE
potencialin e saj të vërtetë!”, shkruan Basha.