BallinaAktualitet(Foto)/Rrëfimi i 80-vjeçarit: Më thyen 3 dhëmbë dhe më thanë se...

(Foto)/Rrëfimi i 80-vjeçarit: Më thyen 3 dhëmbë dhe më thanë se…

spot_img
spot_img

Fotot e tij bënë xhiron e rrjetit sot dhe provokuan reagimin e shumë qytetarëve. Por pas disa orësh qëndrimi në spital, ku ndodhet ende, 80-vjeçari Çerçiz Jaçe rrëfen ekskluzivisht për Syri TV dhunën policore sot te “Unaza e Re”.

Me tre dhëmbë të thyer dhe me fraktura të tjera në trup, ai tregon se si policia sulmoi qytetarët me gaz lotsjellës, shkopinj gome dhe grushta.

“U futëm në banjo. Atje u helmuam të gjithë dhe dolëm. Sa dola, 2 policë nga ndërhyrja e shpejtë më tërhoqën zvarrë. Pastaj më qëlluan me dy grushta nën nofull. Ikja tutje, më tërhoqën zvarrë prapë. Nuk isha në gjendje as të flisja, as të… Kur e mblodha çik veten i pyeta: kush më qëlloi nga ju? Jo ti je zhgaravitur vetë… Ty të vraftë Zoti, i thashë, ndërsa ai mu përgjigj: unë nuk besoj fare në Zot”, rrëfen 80-vjeçari.

80-vjeçari, duhet theksuar se, vuan nga disa sëmundje kronike si diabet, zemër dhe tension. Por mesa duket as kjo nuk e ka ndalur policinë të ndërmarrë aktin çnjerëzor dhe kriminal.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular