Flamuri i SHBA u vendos sot në tarracën e një prej godinave që mbahet në këmbë edhe për pak orë, pasi fadromat e IKMT ta shembin godinën e radhës në zonën e Astirit.
Një qytetar i zonës së Unazës së Re, sic duket nga fotot e shkrepura nga LSA, i vuri flamujt në tarracë në shenjë thirrje për ndihmë dhe vëmendje edhe nga të huajt, për të hedhur sytë nga situata që u krijua këtë të martë në mëngjes në zonën e Astirit.