Ka përfunduar takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me diplomatët e SHBA, Gjermanisë dhe Bashkimit Europian. Ky takim i kryeopozitarit Lulzim Basha me ambasadorët ka zgjatur rreth 90 minuta, ndërsa zbulohet se tema kryesore e diskutimit ka qenë reforma zgjedhore dhe situata politike në tërësi.
Në selinë e PD-së ishin të pranishëm e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones, ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf si dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca.
Në përfundim të takimit, e ngarkuara me punë e SHBA, Leyla Moses-Ones, nuk pranoi të bënte komente rreth asaj çfarë diskutoi me Bashën. E pyetur nga gazetarët ajo ka thënë thjesht: Takimi ishte privat, nuk kam komente.