BallinaAktualitetJuristi Jordan Daci: Situata për Kushtetuesen, e patolerueshme

Juristi Jordan Daci: Situata për Kushtetuesen, e patolerueshme

spot_img
spot_img

Juristi, Jordan Daci i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora komentoi debatin për Gjykatën Kushtetuese, mes Presidentit dhe Kuvendit.

Në studion e lajmeve në RTV Ora, Daci tha se situata e krijuar është e patolerueshme, ndërsa theksoi se është ende mundësia që hallkat e drejtësisë të ngrihen me njerëz profesionistë.

Pjesë nga intervista: 

Gazetari: Si e ke parë atë që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese?  Ka mbërritur në 5 numri i gjyqtarëve të zgjedhur, por jo të drekretuar. Çfarë po ndodh me qasjen tuaj?

Daci: Kjo situatë është e patolerueshme. Gjëja e fundit që ne kishim nevojë është për këtë situatën që ne kemi sot. Të gjithë kemi pritur me padurim ngritjen e Gjykatës Kushtetuese të re dhe të Gjykatës së Lartë.  Është ende mundësia që ne këto hallka t’i ngrejmë me njerëz profesionistë sepse po rregulluam këto, i gjithë sistemi do të ndikohet në një masë të madhe nga këto dy gjykata. Praktikisht e dimë të gjithë qëndrimin e Presidentit dhe të Kuvendit, si dhe formulën Kushtetuese.  Neni 179 i Kushtetutës, i ndryshuar në kuadër të reformës në pikën 2 dhe në pikën 12 përcakton se si zgjidhen. Ka përcaktuar një radhë dhe në kushtet e sotme nuk mund të respektohet. Pyetja që shtroj unë është e kemi shkelur ligjin?

Unë refuzoj të debatoj me dikë që thotë nuk ka shkelje kushtetuese.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular