Lulzim Basha, kryetari i PD-së, do të takohet pasditen e sotme me biznesmenët e vegjël të Fierit. Takimin me temë “Biznesi dhe sipërmarrja” , Basha e ka njoftuar vetë në Fb.“Sot në orën 17:00 do të takohem në Fier me biznesin e vogël për një bashkëbisedim në “Rrugëtimin për Shqipërinë”, ka shkruar kreu i opozitës.
Dy ditë më parë, Basha u takua me bizneset prodhuese të qytetit të Durrësit, para të cilëve shpalosi platformën e PD-së për qeverisjen, në fushën e Tatim-Taksave, zotime të qarta dhe të prera, duke filluar nga vendosja e taksës së sheshtë 9%, nga ulja 5-fish e taksës së transferimit të pronës, në uljen e çmimit të karburantit etj.