BallinaAktualitet“O babi na gjuajtën, jam plagosur”, telefonata e fundit e shoferit të...

“O babi na gjuajtën, jam plagosur”, telefonata e fundit e shoferit të prokurorit Ndoji me të atin, pas atentatit

spot_img
spot_img

Vdekja e Andi Malokut, pak ditë pasi u plagos në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ka bërë që media të spekulojë me emrin e tij.

Por xhaxhai, Bashkim Maloku, thotë për gazetën Shekulli, se shumë prej atyre që thuhen nuk janë të vërteta.

Ai thotë se djali ishte vetëm 23 vjeç dhe kishte punuar më herët si kamarier, jo si polic në Krujë.

Sipas Malokut, Andi nuk kishte ndonjë njohje të mëparshme me prokurorin Ndoja, thjesht kishte shkuar të punonte aty.

“Andi punonte si kamarier dhe më pas mori një lokal me qira. Më pas e pa që nuk e përballonte dot se nuk i paguante qiranë dhe e mbylli. Ishte pa punë, pasi e mbylli lokalin dhe ishte në kërkim të punës”.

Në intervistë, Maloku tregon edhe telefonatën e fundit të Andit. “Andi kishte folur me të atin në telefon dhe i kishte thënë: o babi, na gjuajtën, jam plagosur”.

Xhaxhai shprehet i zhgënjyer edhe me policinë, e cila nuk i la fillimisht të shihnin Andin, pasi kishin blinduar spitalin. Ndërkohë që jnë ditë më pas nuk kishte asnjë polic në spital. Ai thotë se policia duhej të dilte me deklaratë për shkrimet në media se Andi ka qenë pjesë e policisë.

“Policia nuk ngriti postblloqe, por u morën me familjarët, që ishin te spitali për t’i shoqëruar”, thotë ai.

“Me drejtësinë jemi të pakënaqur, dhe nga qeveria jemi të pakënaqur, sidomos ne që kemi kontribuar për këtë qeveri”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular