BallinaAktualitetVIDEO/Rama pritet me protestë në Londër, shpërthejnë shqiptarët e Britanisë: Rama IK!

VIDEO/Rama pritet me protestë në Londër, shpërthejnë shqiptarët e Britanisë: Rama IK!

spot_img
spot_img

Rama pritet me proteste ne Londer. Qytetaret shqiptare qe punojne dhe jetojne ne Britai te madhe i jane pergjigjur spontanisht thirrjes se kreut te deges se PD Londer Naim Hasani dhe e kanë pritur kryeministrin Edi Rama me protestë, në hotelin ku ai po mban fjalën e tij për Konferencën Globale të Nënshtetësië.

Në krye të protestës ka qenë krytari i Degës së Partisë Demokratike në MB, Naim Hasani.

Rama do të flasë në Konferencën Globale të Nënshtetësisë, të organizuar nga Henley & Partners, një firmë që merret me nënshtetësitë dhe rezidencën, kryesisht për klientë të pasur, nëpërmjet programeve të nënshtetësë, pra pajisjen e këtyre personave apo familjeve të pasura me pasaporta të dyta apo të treta.

Është e paqartë nëse qeveria shqiptare po mendon të adoptojë një program për shitjen e pasaportave shqiptare për të pasurit, në këmbim të investimeve, por kryeministri Edi Rama po merr pjesë në këtë konferencë dhe qeveria shqiptare është gjithashtu e listuar në faqen zyrtare të këtij eventi, si partnere e konferencës, sëbashku me qeveritë e Malajzisë, Maltës, Malit të Zi dhe St. Lucias.

Mbetet për t’u parë nëse qeveria shqiptare do të adoptojë një program për shitjen e pasaportave, praktikë kjo e kritikuar gjerësisht nga Komisioni Europian, për shkak të  shqetësimeve lidhur me sigurinë, pastrimin e parave dhe evazionin fiskal. Tre vende të Bashkimit Europian që operojnë këto skema, janë Bullgaria, Qipro dhe Malta.

Gepostet von Naim Hasani am Mittwoch, 13. November 2019

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular