Një person është ndaluar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Antiterrori, pasi ka kërcënuar me jetë kryeministrin Edi Rama.
Mësohet se është ndaluar shtetasi Andrea Kurti, nga Puka. Ai jetonte me qira në zonën e “Unazës së Re”, ndërsa ka kërcënuar kryeministrin Rama me telefon dhe përmes rrjeteve sociale.
Mësohet se në një prej mesazheve kërcënuese personi i arrestuar i shkruante Ramës: “Do të të fus plumbin ballit”. Ndërkohë, ai i kishte fshirë mesazhet kërcënuese nga telefoni, por kanë qenë ekspertët që i kanë rikthyer sërish.