Një sasi rekord prej më shumë se 1 ton kokainë është sekuestruar në Itali. Mediet fqinje shkruajnë se lënda narkotike ishte fshehur në një kontejner me banane, që vinte nga Amerika e Jugut dhe kishte si destinacion final Gjermaninë
Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar 1176 kg kokainë, e cila nëse shitej në treg kapte vlerën e plot 250 milionë euro. Në aksion kanë marrë pjesë Guardia di Finanza, Europol dhe antidroga italiane.