“Po ikin të rinjtë”, George Frendo thirrje politikës: Dialogoni me njëri-tjetrin, mendoni për të mirën e përbashkët

5
250

Nga Shkodra kryetari i konferencës ipeshkvnore të Shqipërisë, njëkohësisht arqipeshkvi i Tiranës George Frendo deklaroi se politika në Shqipëri duhet të mendojë më shumë për të mirën e përbashkët dhe jo për partitë e tyre. Gjithashtu Frendo i bëri thirrje palëve politike që sa me shpejt te ulen ne dialog për te zgjidhur krizën politike sepse situata në Shqipëri po bëhet gjithnjë e me tragjike dhe kjo situate po nxit të rinjtë qe te largohen nga Shqipëria.

“Palët politike duhet të jenë të gatshme të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe jo të bëjnë nja dialog karikature. Vendimi për mos hapjen e negociatave nuk na ka pëlqyer as ne, por ta marrim në aspektin pozitiv dhe te na shërbejë për të bërë një Shqipëri më të drejtë. Martirët e kanë lare Shqipërinë me gjakun e tyre dhe bota ka nevojë për dëshmi të forta si ajo e të Lumes Maria Tuci. Politika në Shqipëri duhet të kërkoj falje për krimet e komunizmit si dhe krimet e komunizmit në Shqipëri duhet të dënohen me ligj sepse ishte regjimi me i egër dhe nuk ishte një regjim ateist por antiateist, ishte kundër Zotit”-tha ai.

Këtë deklaratë  George Frendo e bëri pas shfaqjes së një drame, e cila u zhvillua në teatrin “Migjeni” për martiren Maria Tuci e vënë në skenë nga famullia e Rranxa Bushat.

5 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: startnews.news/2019/11/14/po-ikin-te-rinjte-george-frendo-thirrje-politikes-dialogoni-me-njeri-tjetrin-mendoni-per-te-miren-e-perbashket/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: startnews.news/2019/11/14/po-ikin-te-rinjte-george-frendo-thirrje-politikes-dialogoni-me-njeri-tjetrin-mendoni-per-te-miren-e-perbashket/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: startnews.news/2019/11/14/po-ikin-te-rinjte-george-frendo-thirrje-politikes-dialogoni-me-njeri-tjetrin-mendoni-per-te-miren-e-perbashket/ […]

Comments are closed.