Sot në Pallatin e Kulturës Kamëz do të ketë një spektakël të vërtet artistik. Në sallën e cila pritet të tejmbushet, festohet 70-vjetori i Ansamblit “Kuvendi” të Zall-Dardhës në Dibër, djepit të kulturës dibrane.
Nën kujdesin e Presidentit të Shoqatës Ansambi Artistik “Kuvendi”, Neshat Ndreu dhe Bordit Drejtues; këngëtares së shquar dibrane dhe shqiptare Liri Rasha, udhëheqësit arstistik koreografin e njohur, të birin e ikonës së muzikës dibrane Hazis Ndreut, Avni Ndreu, regjizorin mjeshtrin e madh “Skender Cala”, drejtues muzike Xhelil Ymerin, skenograf Gëzim Hyseni, përgjegjës orkestrer Sherif Dervishin këngëtarin e shquar nga Zall-Dardha.
Në këtë eveniment festiv pritet të përformojnë këngëtarët e shquar dibranë nga Zall-Dardha dhe pjesë e Ansamblit Kuvendi si; Liri Rasha, Sherif Dervishi, Shaban Mziu, Saje Poleshi, Bledar Kaca.
Pjesë e ceremonisë festive pritet të jenë dhe Drejtor i Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike Niko Kotherja, Ramazan Bogdani, etnograf, studiusit e folklorit Afërdita Onuzi, Agron Xhangolli, Presidenti i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar Azgan Haklaj, kryetari i Shoqatës Bashkësia Dibrane, Bujar Kapexhiu, këngëtarët e njohur për publikun shqiptar; Arif Vladi dhe Ilir Shaqiri.
Pjesë e festimeve të 70-vjetorit të Ansamblit “Kuvendi” pritet të jenë dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta, kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli, kreu i PAA Agron Duka si dhe kreu i Bashkisë Dibër, Dionis Imeri. Në këtë ceremoni do të shpërndahen çertefikata mirënjohje për ish-anëtarët e Ansamblit “Kuvendi” për kontributin e dhënë ndër vite. Të tjera surpriza priten në këtë aktivitet. Me rastin e jubileut të 70-vjetorit të krijimit të Ansamblit Artistik “KUVENDI” të Dardhës, sot ditën e premte, më 15 nëntor 2019, ora 15. 00, në pallatin e kulturës Kamëz, jepet koncert muzikor. Hyrja është e lirë, pa biletë.