18 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur, gjatë një nate vdekjeprurëse me rrufe, në shkretëtirën Thar të Pakistanit.
Sipas mediave të huaja, stuhia, me shi, erë të fortë e shkarkesa elektrike, solli shkatërrime të mëdha në shumë fshatra.
Sipas meteorologëve, stuhia që goditi vendin ishte e pazakontë, ndërsa thanë se ajo mund të lidhje me ndryshimet e klimës.