BallinaTe tjeraFëmija belg thyen rekordin, mbaron Universitetin për Inxhinieri, gjeniu 9 vjeçar...

Fëmija belg thyen rekordin, mbaron Universitetin për Inxhinieri, gjeniu 9 vjeçar po diplomohet

spot_img
spot_img

Me një kuotë inteligjencë e barabartë me 145, shumë me e lartë se mesatarja, Laurent Simons, po bëhet në moshën 9 vjeçare, fëmija më i ri i diplomuar në histori.

Fëmija me aftësi të veçanta, me kombësi belge, në dhjetor, vetëm 9 muaj nga regjistrimi, do të marrë një diplomë në inxhinieri elektrike në Universitetin e Eindhoven. Deri tani këtë rekord e mbante Michael Kearney, që në 1994 ishte diplomuar në universitetin e Alabamës, në moshën 10 vjeçare.

Në pak ditë djali me aftësi të rralla arrin të zgjidhë probleme shumë komplekse, që një i rritur me aftësi të zakonshme mund ti zgjidhë në ‘jo më pak se dhjetë javë’. Lëndët e tij të preferuara janë matematika, shkenca dhe aplikacionet teknike. Në vetëm një vit e gjysmë Laurent ka plotësuar programin e studimeve për të arritur me diplomimin, në moshën 9 vjeçare. Siç raporton The Telegraph, tani që Laurent po diplomohet, mbi të është drejtuar vëmendja e universiteteve më të mira të Botës, nga Oxford deri tek kolegjet amerikane.

Ai më pas planifikon të bëjë doktoraturën për inxhinieri elektrike.
Për momentin gjeniu i vogël nuk ka vendosur akoma se çfarë do të bëhet kur të rritet, është i pavendosur mes mjekësisë, në mënyrë të veçantë kirurgjisë dhe astronautit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular