BallinaAktualitetSot në Kuvend, rezoluta e PS për Metën: Mos blloko Reformën, mirato...

Sot në Kuvend, rezoluta e PS për Metën: Mos blloko Reformën, mirato gjykatësit që zgjodhëm ne

spot_img
spot_img

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë plenare për votuar me shumicë të thjeshtë votash, projektrezolutën “Shmangia e krizës kushtetuese me synim legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese – detyrë imperative e organave më të larta të Shtetit.”

Me këtë projektrezolutë i bëhet thirrje nga mazhoranca, Presidentit Ilir Meta, të mos bllokojë Reformën në Drejtësi dhe  t’i hapë rrugën fillimit të punës së tre gjyqtareve, njera prej të cilave – Arta Vorpsi e betuar tek noteri dhe – tjetra, Marsida Xhaferllari, e përjashtuar, pavarësisht se u betua përpa Presidentit mbrëmjen e djeshme.

Për sa më sipër, në Projektrezolutën e PS thuhet se “Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese dhe të gjitha organeve publike që ngarkohen nga ligji me detyra në kuadër të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese të zbatojnë me përgjegjshmëri dhe përgjegjësi detyrat e tyre dhe të mos zbatojnë Dekretin nul të Presidentit të Republikës nr.11350, datë 13.11.2019.

Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të ushtrojë detyrat e tij kushtetuese në lidhje me fillimin e detyrës së gjyqtareve kushtetuese Znj. Arta Vorpsi, Znj. Elsa Toska dhe Znj. Fiona Papajorgji. Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese dhe organeve të tjera, që në kuadër të frymës zhbllokuese të Reformës në Drejtësi, të zbatojnë me përgjegjësi detyrat, pa krijuar asnjë 5 pengesë, për mundësimin e fillimit të detyrës së gjyqtareve kushtetuese Znj. Arta Vorpsi, Znj. Elsa Toska dhe Znj. Fiona Papajorgji.

Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të heqë dorë nga tentativat dhe aktet që bllokojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe funksionimin normal të organeve kushtetuese ku një prej më të rëndësishmeve është Gjykata Kushtetuese.

Kuvendi i Shqipërisë në mënyrë të përsëritur i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës.

Kuvendi i Shqipërisë në kuadër të frymës zhbllokuese të Reformës në Drejtësi angazhohet të rishikojë legjislacionin për të penguar krijimin në të ardhmen të situatave që bllokojnë në mënyrë abuzive funksionimin e organeve kushtetuese të vendit,” thuhet në dokument.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular