Lufta midis Izraelit dhe Xhihadit Islamik hyri në ditën e dytë, numri i viktimave nga ana e palestinezëve ka shkuar në 26, mes të cilëve edhe fëmijë, ndërsa mijëra izraelitë, të plagosur dhe shokuar, janë detyruar të jetojnë në tunele dhe bunkerë nga ‘shiu’ i raketave, më shumë se 400, të lëshuara nga territori palestinez.
Përpjekja për të arritur një armëpushim, me ndërmjetësimin e Egjiptit dhe OKB, ka dështuar para se të fillojë.
Lidershipi i Xhihadit hodhi poshtë ofertat e armëpushimit dhe premtoi se Izraeli do të “paguaj një çmim të lartë” për eliminimin e liderit të saj ushtarak Baha Abu al-Ata.
Sipas inteligjencës izraelite, Xhihadi ka 8,000 raketa dhe deri më tani ka ata kanë përdorur vetëm 5% të arsenalit të tyre.
Xhihadi Islamik në Palestinë, i cili ka mbështetjen e Iranit, ka një vizion të kundërt me atë të Hamasit, që mbështetet kryesisht nga Katari dhe Turqia.