Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi ashpër kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Nga Devolli, ku po zhvillon turin “Rrugëtimi për Shqipërinë”, Basha tha se Dvorani është simboli i korrupsionit dhe kapjes së shtetit.
“Rama paracakton edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ardian Dvorani simboli i korrupsionit dhe kapjes së shtetit, vegla e Edi Ramës. Nëse institucionet funksionojnë, i pari që duhet të shkojë për ndjekje penale është Edi Rama. Ndaj e ka jetike të kapë drejtësinë. Vendi është zhytur në paligjshmëri”, tha Basha.
Një debat i ashpër politik ka nisur mes palëve ditët e fundit sa i përket procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar padi penale ndaj kreut të KED, pasi sipas tij, ka shkelur Kushtetutën.