BallinaOP EDEdi Rama nuk mund t’i hedhi “hi syve” Bundestagut!

Edi Rama nuk mund t’i hedhi “hi syve” Bundestagut!

Nga Qamil Gjyrezi

Një prej formave të mashtrimit politik të Edi Ramës është edhe politika e “imazhit pozitiv”, sikur po bën reforma dhe ndërton shtetin ligjor në Shqipëri! Me ardhjen e tij në pushtet në 2013, pati edhe “ndonjë” përfaqësues ndërkombëtarë që i besoi edhe për interesa materiale. Por me kalimin e viteve të qeverisjes së Edi Ramës, doli e vërteta e mashtrimit të tij artistiko-politik. Në muajin Tetor 2019, Bundestagu vuri 9 kushte për Shqipërinë për celjen e negociatave. Gjykata kushtetuese ishte një prej kushteve thelbësore të Gjermanisë. Një prej kushteve ishte edhe bashkëpunimi me opozitën për kushtet e rëndësishme sic është Gjykata kushtetuese. Edi Rama bën krejt të kundërtën e kërkesave të Bundestagut dhe kërkon ta “shesi” si arritje për sistemin e drejtësisë emërimin e të besuarve të tij në Gjykatën Kushtetuese! Edi Rama nuk ka fuqi mendore dhe politike t’ia “hedhi” Bundestagut! Gjermania është shumë serioze në marëdhënje me politikën shqiptare, me qeverinë dhe opozitën! Gjermania toleron për shqiptarët, njerëzit dhe stabilitetin në rajon, jo për një politikan si Edi Rama që është në “grahmat e fundit” politik! Kryeministri i dështuar EdiRrama që kërkon të kapi të gjitha institucionet e shtetit, nuk ka minimumin e “sinqeritetit politik” në marëdhënie me gjermanët! Gjermanët në 2014, i’a “provuan” sinqeritetin Edi Ramës kur zonja Merkel e ftoi në ballkon për të biseduar, duke i’u drejtuar në shumës: “Na shikoni në sy dhe thoni të vërtetën”! Edi Rama jo vetëm që nuk shikon në sy edhe nga problemet e përqendrimit që i vinë nga përdorimi i “lëndëve stimuluese”, por premtoi reforma duke mbushur Shqipërinë me drogë dhe vodhi zgjedhjet në 2017! Të huajt dhe vecanërisht gjermanët i kërkojnë klasës sonë politike dhe Ei Ramës të “komunikojë” me ta dhe jo të “flasi” për ta. Gjermanët kanë një lloj sinqeriteti të vecantë politik. Ky fenomen vërehet edhe tek politikanët e rinj gjermanë! Ata me të vërtetë besojnë, por kanë me “mijëra burime” për të kuptuar situatën politike në Shqipëri! Edi Rama dje në falimin e tij në parlament përpiqet të anashkalojë Gjermaninë dhe përmend amerikanët, ose ndërkombëtarët, të cilët po e mbështesin gjoja sipas tij për reformat! Me ardhjen e Zonjës ambasadore Yuri Kim , e cila ka marrë edhe ekslusivitein e zgjidhjes së krizës politike në Shqipëri, Edi Rama do ta “kuptojë” se sa e mbështesin edhe SH.B.A.-të! Gënjeshtra e radhës me Gjykatën Kushtetutese i jep fuqi ligjore Edi Ramës për prishjen e shtëpive të qytetarëve tek Astiri, prishjen e Teatrit Kombëtar, sundimit të Gjykatës Kushtetuese e përzgjedhur nga Edi Rama dhe oligarkët dhe “shërbëorët” e zgjedhur të tij. Gjykata kushtetuese e Rilindjes i shndërron qytetarët në njerëz anonimë dhe legjitimon vjedhjen e zgjedhjeve të lira nga bandat e mbështetura nga qeveria! Prandaj zgjedhjet e parakohëshme janë zgjidhja e daljes nga kriza shumë planëshe! Edi Rama e kupton mirë këtë situatë, por përsëri falë “personalitetit të tij të cunguar”, përpiqet ta kalojë krizën me gënjeshtra dhe mashtrime duke gënjyer të tjerët dhe vetë Edi Ramën! Këtë radhë, me këtë “lojë komunikative” do të largohet me “bisht në shalë” mbasi nuk i beson më njeri as Edi Rama vetë, jo më amerikanët dhe gjermanët!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular