BallinaAktualitetPlani i menaxhimit, Ceka: Në Butrint, Ministri lufton me deputetin se kush...

Plani i menaxhimit, Ceka: Në Butrint, Ministri lufton me deputetin se kush do caktojë biletashitësin

spot_img
spot_img

Plani i integruar i menaxhimit për Parkun Kombëtar të Butrintit për arkeologun dhe politikanin e njohur Neritan Ceka është një hap pozitiv për të krijuar një model të ri menaxhimi.

I ftuar në Ora News, Ceka thotë se Butrinti ka vuajtur nga keqmenaxhimi dhe lufta mes Ministrit dhe deputetit të zonës se kush do të caktojë biletashitësin.

Neritan Ceka: Duhet ta vlerësojmë si hap pozitiv hartimin e këtij plani në synimin për të krijuar një model të ri  menaxhimi i cili bazohet në modelet europiane. Një nga difektet e mëdha të menaxhimit të pasurive kulturore, ku një vend të rëndësishëm zë Butrinti, ka qenë keqmenaxhimi që ka qenë thjesht politik. Auron Tare që është dhe krijues i këtij parku tha një të vërtetë të madhe. E gjithë lufta në Butrint bëhet se kush do të caktojë biletashitësin. Lufta bëhet midis Ministrit dhe deputetit të zonës. Plani nuk synon të korrigjojë vetëm këtë difekt. Disa drejtorë që kanë menaxhuar Butrintin janë bërë me shtëpi dhe janë larguar, kanë ardhur me shtëpi dhe kanë dalë pas shtëpi.Pjesën tjetër e ka marrë ai që i ka caktuar. Por keqmenaxhimi është tipike edhe për parqet që nuk kanë fitime.Plani synon të japë një model sesi duhet të trajtohet një qendër arkeologjike dhe ambjentale. Në këtë drejtim duhet përshëndetur.

Por pika ku ky plan kundërshtohet ashpër nga historianë dhe ekspertë që kanë kontribuar prej vitesh në këtë sit është fshehtësia me të cilën është bërë mospërfshirja në të e profesionistëve shqiptarë.

Neritan Ceka: Ajo që ka krijuar debatin është fakti se është bërë fshehtas, pa transparencë të opinioni dhe specialistëve që kanë punuar dhe një rol racizmi. Asnjë shqiptar që ka kontribuar në krijimin e parkut, ka bërë gërmime dhe bën gërmime, ka botime arkeologjike nuk është pjesë e këtij plani. Është plan i bërë nga anglo-saksonët, nga një studio relativisht periferike, si kjo kemi disa dhjetëra në Tiranë dhe më të mira natyrisht.Largimi i specialistëve shqiptarë nuk bëhet nga studio, por orientimet vinë nga Ministria e Kulturës. Kjo është filozofia e sjellë nga ish-ministrja e Kulturës që ka thënë se Shqipëria nuk ka specialistë. Kemi një brez që mendon se vjen në një Shqipëri nga yjet dhe këtu nuk ka ka ndodhur asgjë përpara.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular