Ish deputeteja demokrate Orjola Pampuri ka reaguar pas publikimit të lajmit se Edi Rama do të shesë pasaporta 100 mijë dollrëshe për persona të cilët mund të investojnë në Shqipëri por që bizneset e tyre mund të jenë të dushimta. Projket ky i denoncuar edhe ngha media prestigjize “The guardian”, e cila citon zv. Presidenten e Komisionit Europian, Vera Jurova, e cila shpjegon se kjo nisme nxit perfshirjen e bizneseve të dyshimta të ngritura mbi paratë e pista dhe të menaxhuar nga persona me precedentë kriminale
Ja postimi i plotë i Pampurit:
Me skenar të Edi Ramës, Shqipëria bëhet parajsë e parave të pista.
I pranishëm në një event për promovimin e shitjes se “pasaportave të arta”, në Roseëood hotel ku kushton mbi 2000 pound nata dhe 1500 pound vetëm ftesa për të qenë pjesë e ketij takimi, Edi Rama se bashku me kryeministrin e Shen Lucias dhe kryeministrin e Malit te zi, etj, diskutojnë të ftojnë biznese të cilet kundrejt shumes 100 mijë euro dhe përjashtimit nga taksat për 10 vite, marrin pasaportën e artë dhe të drejtën për të ushtruar biznes në Shqipëri. E gjitha kjo është analizuar me skepticizem, madje kritikuar nga gazeta prestigjioze “The guardian”, e cila citon zv. Presidenten e Komisionit Europian, Vera Jurova, e cila u bën thirrje që kjo nisme nxit perfshirjen e bizneseve të dyshimta të ngritura mbi paratë e pista dhe të menaxhuar nga persona me precedentë kriminale. Qipro e aplikoi një skemë të tillë duke i dhënë nënshtetësinë 1 shtetasi malajzez dhe sot po ia heq këtë të drejtë.
Malta po ashtu i ka dhënë nënshtetësine 5 personave në kerkim dhe me precedentë penalë.
Ndersa Edi Rames si mjaftoi “lavatriçja e madhe” e pastrimit të parave të pista me kullat dhe betonin në Tiranë, resorteve luksoze në bregdet, por kërkon nëpërmjet nënshtetësisë të shtrijë përtej kufijve, lavatriçen e pastrimit të parave, me persona jo gjithnjë të sigurt, duke i ofruar mundësinë të bëhen pjesë e kesaj tragjikomedie, ku “viktima” janë shqiptarët, që largohen nga ky vend, vetëvriten se nuk e përballojnë varfërinë, ushqehen me listë, nuk kanë mundësi të kursejnë më para, të kujdesen për shendetin, të studiojnë, të punësohen, pra të mbijetojnë.