lir Meta foli në Open në Top Channel për përplasjen e tij me disa diplomat të huaj. Presidenti Meta i quajti disa diplomatë si leckatë Edi Ramës.
Janë disa diplomat emrat e të cilëve do ti përmendim edhe gjatë emisionit janë kthyer lecka të Edi Ramës. Mbështesin Edi Ramën- tha Meta.
Të gjithë e dinim që s’do të hapeshin negociatat në tetor. Nuk u hapën, dhe disa mbështesin sërish Edi Ramën, në çdo veprim të tij. Çdo vit shtohen kushtet. Po të kishim bërë reforma do të hapeshin negociatat – vijoi presidenti.
Gazetari Robert Rakipllari e pyeti nëse Boschard ka një qëndrim tjetër nga ai i OSBE-së?
Non-grata nuk është shpallur OSBE. Ështe shpallur Boschard dhe jo OSBE. Ka qëndrime të tij, ndryshe nga OSBE- tha Meta.