BallinaAktualitetKejvina Kthella kërkesë Krimeve të Rënda: Hiqni sekuestron ndaj makinës, celularit dhe...

Kejvina Kthella kërkesë Krimeve të Rënda: Hiqni sekuestron ndaj makinës, celularit dhe llogarive bankare

spot_img
spot_img

Modelja e njohur, Kejvina Kthella, i ka bërë kërkesë Gjykatës së Krimeve të Rënda që t’i heqin sekuestron e automjetit, celularit dhe llogarive bankare.

Kërkesa e Kthelës do të shqyrtohet nga gjykatësja Daniela Shirka.

Sekuestrimi e mjetit, celularit dhe llogarive bankare të Kthellës u bë për llogari të hetimit të atentatit ndaj makinës së prokurorit Arjan Ndoj.

Kthella rezultoi se kishte njohje me personin e vetëm të arrestuar deri më tani si autor i atentatit, Redjan Rraja. Pas arrestimit të Rrajës, policia mori në pyetje vajzën e njohur të showbizit shqiptar, për ta pyetur lidhur me lëvizjet e tij para atentatit, pasi në telefonin e 34-vjeçarit u zbuluan telefonatat e shpeshta me Kthellën.

Në atentatin te mbikalimi i Shkozetit mbeti i plagosur prokurori Ndoj, Aleksander Laho alias Pëllumb Muharremi, i njohur si “Rrumi” i Shijakut, dhe Andi Maloku. Ky i fundit ndërroi jetë pak ditë më pas.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular