BallinaAktualitetMeta e shpalli non-grata, Borchardt s’lejohet të hyjë në takimin me OSBE,...

Meta e shpalli non-grata, Borchardt s’lejohet të hyjë në takimin me OSBE, delegacioni zbarkon në presidencë

spot_img
spot_img

Delegacioni i OSBE në Shqipëri ka mbërritur në zyrën e presidentit Ilir Meta, ku do të zhvillohet takimi i thirrur nga Meta në lidhje me situatën politike në vend. Burimet bëjnë me dije se në këtë takim mungon ambasadori Borchard, i cili sot u shpall “non-grata” nga presidenti. Po të njëjtat burime sqaruan se Borchard nuk është lejuar që të hyjë në institucionin e presidentit.

Sot Presidenca njoftoi se presidenti Ilir Meta ka shpallur si të padëshiruar ambasadorin e OSBE në Tiranë, Berndt Borchard. Kjo lëvizje lidhet me dy arsye që sipas Metës e bëjnë Borchardt të padëshiruar.

E para, sipas Metës, sepse Borchardt vuri në diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019. Dhe e dyta, sepse Borchard i tregoi publikisht gishtin qytetareve shqiptare, teksa protestonin lirimin e protestuesve të Unazës së Re.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular