BallinaAktualitetMeta shpall "non grata" Borschardt-in/Flamur Noka: Veprim dhe vendim dinjitoz prej shtetari

Meta shpall “non grata” Borschardt-in/Flamur Noka: Veprim dhe vendim dinjitoz prej shtetari

spot_img
spot_img

Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchadt nuk është më i mirëpritur në Institucionin e Presidentit.

Lajmi u konfirmua përmes një shkrese, që kreu i shtetit i ka dërguar  ditën e sotme, Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE në Kopenhagen, asaj në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit pranë MEPJ në Tiranë.

Lidhur me vendimin e kreut të shtetit reagon edhe ish deputeti demokrat Flamur Noka.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Noka përshëndet aktin e kreut të shtetit duke e cilësuar si “vendim dinjitoz prej shtetari”.

“Përshëndes vendimin e Presidentit të Republikës për punonjësin e “zyrës së shtypit të Ramës” që paguhet nga OSBE si ambasador.Veprim dhe vendim dinjitoz prej shtetari i Presidentit. Gishti që ju drejtua shqiptarëve nuk mund të përfaqësojë një organizatë ndërkombëtare prestigjioze dhe dinjitoze si OSBE”, shkruan Noka në reagimin e tij.

“Z.Bernd Boschardt, i cili vuri në diskutim dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, SH.T.Z Ilir Meta për zgjedhjet vendore në Shqipëri të muajit qershor 2019 dhe që publikisht i tregoi gishtin qytetarëve shqiptarë nuk është më i mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës.” thuhet në letrën që mban datën 18 nëntor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular