Partitë opozitare që janë jashtë parlamentit pasi dogjën mandatet disa muaj më parë, kanë konfirmuar takimin me kreun e shtetit Ilir Meta, që do të mbahet ditën e martë në orën 09:00 të mëngjesit në Presidencë.
Ndërkohë që sot pasdite, në orën 17:00, kreu i opozitës, Lulzim Basha mbledh në takim të gjithë aleatët e partive të vogla opozitare në selinë blu për të diskutuar për situatën ku ndodhet vendi.
Në takim me kryedemokratin Lulzim Basha do të jetë sot kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, kreu i PR Fatmir Mediu, kreu i LZHK Dash Shehi, kreu i PBDNj Vangjel Dule, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi dhe kreu i PDK Nard Ndoka.