Zakonisht për të gjithë ata që shkojnë rregullisht në stadium, ka një urdhër të pashkruar: Shkallët e tyre nuk duhet të shfrytëzohen për të promovuar platforma politike, për të nxitur racizmin apo për t’u shndërruar në skena nacionalizmi.
Ky rregull u prish disa herë në inagurimin e stadiumit të ri në Tiranë dhe faji i vetëm nuk qe i atyre që e tejkaluan këtë rregull të pashkruar, por edhe i atyre që i provokuan për të ndërmarrë një gjë të tillë.
MEME pikante/ Plas gallata në internet me Ramën dhe stadiumin e ri
Fillimisht kur hyje për tek impianti i ri, që pa kaluar radhën e parë të policëve një grup të rinjsh të Organizatës Politike ishin vendosur tek COIN, për të përkujtuar punëtorin Naim Idrizi, vdekja e të cilit gjatë punimeve për ndërtimin e stadiumit me kullë nga firma Alb Star është lënë në harresë të plotë.
Porsa filloi ceremonia, sapo u fikën dritat, një pjesë e madhe e tifozëve filluan të buçasin me thirrjet: Rama Ik!. Edhe një parrullë e kohës së mitingjeve të PD-së, që tashmë është bërë virale mes njerëzve, u shfaq në tribunë.
Më pas një grup tifozësh pas portës që mbajt Shqipëria në pjesën e parë, hapën një banderolë të madhe sa krejt tribuna, ku evokohej stadiumi i vjetër që mbante emrin e heroit të luftës Qemal Stafa.
Dhe së fundi, një grup tifozësh shpalosën banderolën “Larg duart nga Kosova”, të cilët siç shpjeguan më pas, i referoheshin idesë Thaçi- Rama për ndryshimin e kufijve.
Nayrisht të gjithë ata që vepruan kështu, e tejkaluan cakun e asaj që duhet të bëjë një tifoz në një ndeshje futbolli, roli esencial i të cilit është të mbështesë skuadrën e vet të zemrës.
Por të gjitha këto tejkalime, nuk janë në fakt asgjë tjetër përveçse një drejtëpeshim për abuzimin me stadiumin, si për një vepër që “partia po ia bën dhuratë popullit”.
Edi Rama ka vendosur vetë edhe firmën ndërtuese Alb Star, edhe kullën, edhe arkitektin e tij të preferuar Kazamonti, madje edhe këngëtarët që do të performonin në ceremoni. Për një kohë të gjatë, pa ndërprerje, ai ka postuar video dhe foto propagandistike për veprën madhështore që po i “falte” Tiranës. Madje palaçoja i bashkisë, për çdo gjë që shkatërron, duke filluar që nga teatri, thotë do ta bëjmë si stadiumin. Ai, bashkë me kryeministrin, disa herë kanë deklaruar se kritikët e kullës me fushë futbolli, kur ajo të hapet, do të hyjnë të maskuar për të parë ndeshjet. Nuk ka asnjë dyshim se vetë Rama dhe papagajtë e tij e helmuan atmosferën e ndeshjes së futbollit kundër Francës. Ata prej kohësh e përdorën atë si një mjet propagande, fiks siç bëhet në regjimet autarkike. Dhe në mbrëmjen e së dielës morën kundërpërgjigjen, që sado e politizuar qoftë, është shumë më pak se përdorimi që ata i kanë bërë stadiumit. Lapsi.al