BallinaAktualitetArrestohen 9 prostituta në Zvicër, 5 prej tyre dalin shqiptare

Arrestohen 9 prostituta në Zvicër, 5 prej tyre dalin shqiptare

spot_img
spot_img

Policia e Lucernit ka arrestuar nëntë gra, pesë prej të cilave shqiptare, nën dyshimin se po ushtronin prostitucionin pa leje pune.

Siç ka bërë të ditur Prokuroria Publike e Lucernit të hënën, policia e këtij qyteti kishte bërë të enjten që shkoi, një kontroll në një kontaktbar në Lucern. Me atë rast, ajo kishte gjetur nëntë gratë moshave 29 deri 41 vjeçare që dyshohen se po ushtronin prostitucionin pa leje pune, shkruan luzernerzeitung.ch.

Ato po ashtu po qëndronin ilegalisht në Zvicër. Pesë prej tyre ishin nga Shqipëria, r nga Republika Dominikane dhe 1 nga Brazili, transmeton albinfo.ch.

Ato janë arrestuar nga policia për qëndrim pa leje në Zvicër dhe ushtrim të prostitucionit “në të zezë, njofton albinfo.ch.

Paralelisht me masat e marra nga Prokuroria, edhe Zyra Kantonale për Migracion ka vendosur masën e dëbimit për të gjitha gratë e përmenduran, përcjell albinfo.ch. Pas dëbimit atyre do t`u ndalohet hyrja e sërishme në Zvicër, shkruan portali i gazetës së përmendur.

Prokuroria Publike e Lucernit ka konfiskuar disa mijëra franga para të gatshme te gratë e arrestuara.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular