Pas takimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe aleatëve të tij me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, në selinë e PD-së mbërriti për një takim pune ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca. Takimi mes Sorecas dhe Bashës ka zgjatur afro 60 minuta, por nuk jepen detaje konkrete se çfarë kanë diskutuar mes tyre.
Me shumë gjasë, thelbi i bisedës mendohet të ketë qenë klima politike, e cila në fakt duket se po agravohet më tej, sidomos për procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ku palët akuzojnë njëra tjetrën për kapjen e këtij institucioni.