Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka treguar për mediat se për çfarë u diskutua në takimin që ai dhe krerët e partive aleate opozitare patën sot me Presidentin e Republikës.
Basha tha: “Gjatë takimit me Presidentin Meta u njohëm me provat tronditëse të ndërhyrjes flagrante të Kryeministrit të vendit në reformën në drejtësi dhe konkretisht në Gjykatën Kushtetuese. Ato tregonin se qëllimi nuk është zbatimi i reformës, por kapja e reformës dhe në veçanti e Gjykatës Kushtetuese.
PD dhe aleatët e kanë konsideuar që në fillim një grusht kushtetues dhe një provë më shumë se me këtë akt reforma në drejtësi është e rrezikuar dhe drejtësia që nuk ndëshkon politikanët është e kapur.
E kemi parë këtë në rastin e Saimir Tahirit, në dosjet e vjedhjeves së votave, në varrosjet e aferave të tmerrshme të kësja qeverie. PD dhe aleatët qëndrojnë për një reformë sipas Kushtetutës jo sipas planeve, anktheve, problemeve korruptive të qeverisë.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta e nisi mëngjesin e së martës me një takim me krerët e opozitës së bashkuar, të cilët i kishte ftuar në Presidencë disa ditë më parë, pas zhvillimeve të fundit me dekretimet në Gjykatën Kushtetuese.
Të pranishëm në këtë takim me Kreun e Shtetit, ishin të pranishëm Lulzim Basha, Madhi, Shehi, Dule, Ndoka etj, ndërsa u vu re mungesa e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, e cila u përfaqësua nga nënkryetari i Partisë, Petrit Vasili.
Burime nga Presidenca bëjnë me dije për A2 se në takimin me krerët e opozitës jashtëparlamentare, Ilir Meta bisedoi për Gjykatën Kushtetuese dhe Reformën Zgjedhore.
Presidenti ndau shqetësimet me opozitën e bashkuar për atë që po ndodh sipas tij me Gjykatën Kushtetuese dhe kërkoi reagimin e faktorit ndërkombëtar për këtë gjë. Ai kërkoi gjithashtu angazhimin e opozitës për reformën zgjedhore.
Të njëjtat burime shtojnë se Kreu i Shtetit, nuk përjashtoi mundësinë e shpërndarjes së parlamentit nëse vijohet me të njëjtin skenar për Gjykatën Kushtetuese.
Pas opozitës Meta ka planifikuar edhe disa takime mes të tjerash me Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë, një organizatë e pavarur, jo fitimprurëse, themeluar së fundmi nga një grup ish-ambasadorësh, president i të cilit është Besnik Mustafaj, ish-ambasador i Shqipërisë në Francë dhe ministër i Jashtëm në qeverinë “Berisha”.