Kryeministri hodhi sot në faqen e tij zyrtare një video ku tregonte për një investim për furnizim me ujë, ku gabimisht ka përdorur një hartë në të cilën Kosova paraqitej si pjesë e hartës së Serbisë.Menjëherë sidomos në Prishtinë shpërthyen kritikat. Kështu Arben Gashi deputet i LDK-ja në një deklaratë për Gazetën Express tha se Ramës nuk i falen gabimet të tilla. “Nuk i falet edhe nëse është e paqëllimshme që kryeministri i Shqipërisë me bë asi gabime” ta ai.
Dhe sipër të treguar se ishte vërtet një lapsus zyra e shtypit në kryeministri ka ndërhyrë duke edituar videon, dhe duke e shkurtuar atë për të mos u parë e gjithë harta ku Kosova përfshihej në Serbi.