Videoja e një qeni shqiptar, që shkrihet me tufën e dhenve në një rrugë në Shqipëri, u bë virale në rrjet.
Qeni fitoi zemrat e komentuesve kur videoja u postua nga një turist gjerman. Ai po udhëtonte në Gjirokastër, kur pikasi qenin e bukur në mes të deleve.
Dhentë kishin bllokuar rrugën dhe turisti Matthias Goedeking mendoi se qeni ishte një dele.
Videoja është publikuar nga gazeta më e madhe online në Europë, Daily Mail. Qeni dukej i gëzuar mes kafshëve.