BallinaKryesoreBuxheti i largimit të kësaj mazhorance

Buxheti i largimit të kësaj mazhorance

spot_img
spot_img
Nga Jorida Tabaku 

Kur jemi shprehur si opozitë se qeveria nga viti 2014 nuk ka qeverisur ekonominë por ka zhvatur qytetarët, nuk ndjejmëkrenari ndërsa nga viti në vit shohim se si degradon buxheti i shtetit. Por, fatkeqësisht e vërteta duhet shkruar dhe thënëndonëse mund të jetë e padëshirueshme dhe tragjike. Buxheti 2020 i propozuar nga qeveria është një tjetër hallkë e shëmtuar e një zinxhiri që ka kalbëzuar ekonominë dhe xhepat e shqiptarëve.

Në projektbuxhet parashikohet një rritje ekonomike 4,1% e fokusuar në rritjen e konsumit dhe investimet në ekonomi. Të dy këto zëra kanë dëshmuar në gjashtë vite që nuk kanëmundur të tejkalojnë rritjen prej 1.5%. konsumi i shqiptarëve është në gjendje të mjeruar dhe reflekton rënien jo vetëm në tëdhënat e INSTAT por edhe në të dhënat e buxhetit në raport me mbledhjen e TVSH-së (tregues i drejtë për drejtë i tij), sipas të dhënave vetëm 2% e rritjes ekonomike është mbeshtetur nga konsumi. Ndërkohë që investimet nëekonomi jo vetëm në bazë të projektbuxhetit 2020 janë nëulje por edhe historikisht në këto 6 vite është vërejtur rënie e tyre.

Sakaq, sipas projeksionit të kryer në tabelën fiskale të prezantuar në kuvend vitin e shkuar, pritej që PBB nëvitin 2020 të ishte 1.905.129 milionë lekë ndërkohë qërezulton që sipas projektbuxhetit të paraqitur dje nga ministrja Denaj PBB për vitin e ardhshëm të jetë 6% më pak. Kjo padyshim që është reflektuar edhe në zërat e taksave dhe tatimeve si dhe në rritjen ekonomike që nuk pritet të jetë3.4%.

Të ardhurat në buxhet projektohen të jenë më të ulëta se sa projeksionet e vitit të shkuar ndërkohë që rritja në raport me vitin 2019 do të jetë 3.2% që është shumë larg synimeve për një ekonomi në rritje. Qeveria pretendon që papunësia ka rënë ndjeshëm por kjo nuk reflektohet në konsum si dhe në arkëtimin nga TAP i cili ka një rritje prej 0.1% në raport me PBB-në. Pra e zhveshur nga rritja e taksave dhe ndryshimeve në politikat fiskale nuk kemi ndonjë rritje të mbledhjes së të ardhurave përkundrazi të ardhurat bien duke reflektuar që së pari taksa progresive rriti infomalitetin dhe së dyti bizneset janë në kushtet e mbijetesës.

Tatimi mbi Fitimin pritet të rritet me 13% në raport me vitin e shkuar por i zhveshur nga ndryshimet fiskale, pra i vendosur në raport me rritjen e PBB-së rritja e tij është vetëm 0.1% nëraport me vitin aktual. Taksa Nacionale do të ulet me 1.7 mld lekë mbledhja në raport me vitin aktual një rënie me 4% brenda një viti dhe një rënie me 12% në raport me projeksionin e qeverisë në Buxhetin Afatmesëm. Po kështu vërehet rënia e të ardhurave që do mblidhen nga taksa mbi pasurinë (ndërtesat) të cilat mblidhen nga Bashkitë. Sipas projektbuxhetit kjo lloj taksa do të mblidhet 1.5 mld lekë mëpak se sa viti aktual ndërkohë që në raport me projeksionin e Buxhetit Afatmesëm kjo taksë do të mblidhet 38% më pak (pra më pak se 2 mld lekë).

Tejet interesant është fakti që mbledhja e të ardhurave ka rezultuar një flluskë sapuni për buxhetet e rilindjes nga viti 2014 deri më tani. Në harkun kohor të gjashtë viteve tëardhurat rezultojnë të jenë rritur me 50 mld lekë por janëmbledhur 10 mld lekë më pak. Vetëm për 3 vitet e fundit mesatarja e të ardhurave të pambledhura në buxhet është 29 mld lekë.

Paketa Fiskale 2020 është një tjetër kamë me të cilën qeveria godetet biznesin dhe ekonominë. Ajo nuk ofron asnjë mundësi shtesë as për rritjen e të ardhurave në buxhet por as për rritjen e parave të shqiptarëve në xhepat e tyre. Epiqendra e kësaj pakete është “fiskalizimi” apo pasurimi i kompanisë kroate qëfitoi një PPP që i ka kushtuar buxhetit 16 mln euro. Përpos kësaj nisme kjo paketë nuk i ofron asgjë ekonomisë dhe frymëmarrjes së biznesit, qytetarët që punojnë në më shumëse 1 punë për të nxjerrë bukën e gojës do të detyrohen tëpaguajnë më shumë taksa për të mbushur arkën e varfëruar dhe të abuzuar të buxhetit.

Në një situatë të tillë, ku buxheti nuk ofron asgjë më shumë se sa vjedhje dhe abuzim mbi xhepat e qytetarëve është shumë e pritshme që shpenzimet në ekonomi të jenë afër mbijetesës.

Totali i shpenzimeve në vend vazhdon të mbete në kufijtë e 30% ndërkohë që qeveria ka vendosur që të mos ketë më politika rritje pagash gjithashtu buxhetohet një ulje me 33% (500 mln lekë) buxhetimit të Arsimit tëLartë nga të ardhurat e veta, qe do të thotë paga më të ulëta për pedagogët dhe stafin akademik.

Sakaq shpenzimet operative të qeverisë për mirëmbajtje për Arsimin e Lartë do të bien me 900 ml;n lekë (47% më pak se sa viti aktual). Kjo do të thotë që do të ketë më pak para për studentët dhe universitetet si dhe kushte të rënduara për to.

Nga “Kompnesimi i Pronave” ku qeveria ka shkelur me dy këmbë ligjin që vetë e miratoi dhe e propozoi (buxheton 4.5 mld lekë nga 5 mld që e ka si kufi ligjor) e deri tek Kompensimi për ish të Përndjekurit Politikë që do buxetojë 200 mln lekë më pak se sa viti 2019.

Raporti i fundit i KLSH ishte tejet domethënës për të faktuar pengmarrjen që Oligarkët i kanë bërë buxhetit të shtetit. Natyrisht do të vinte dita kur këta biznesmenë qeveritarë pasi i shkruanin ligjet në zyrat e tyre do të ishin aq të zotë që të merrnin peng buxhetin, por dëmi që i i bëjnëekonomisë është i madh. Pensionistët sot nuk mund të marrin shtesën për vitin e ri pasi qeveria do t’i japë 19.5 mln euro vitin e parë një kompanie që nuk ka kryer asnjë punim për rrugën.

Administrata publike nuk do të ketë asnjë shtesë në rroga pasi qeveria do të paguajë me pagën e tyre këstet e radhës për inceneratorët e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit. Qytetarët tek Astiri nuk marrin dot dëmshpërblimin e duhur pasi qeveria është e zënë të paguajë kompanitë fantazëm dhe ato reale për projektin kriminal të “Unazës së Re”.

Mirëpo krimi i këtij buxheti nuk është se shqiptarët nuk po marrin çfarë u takon, pasi kjo është thjesht fatkeqësi, pasi krimi i vërtetë është që shqiptarët edhe po paguajnë nga çfarëu ka mbetur. Projektbuxheti 2020 është gryerja e dhjamit tëfundit, e palcës së mbetur në xhepat e biznesit për t’i nxjerrë shqiptarët edhe më të varfër.

Ka një rrugë për të shpëtuar nga kurthi i buxheteve të oligarkëve, oferta e opozitës dhe PD. Shqiptarët po dëgjojnë ofertën tonë për politika buxhetore që do çlirojnë ekonominë nga dara e oligarkëve dhe taksave. Ne po ofrojmë çlirimin e shqiptarëve nga prangat e një ekonomie të inkriminuar, izoluar dhe anti-treg; më shumë para për shqiptarët në xhepat tuaj, më shumë para për bizneset për të investuar dhe një qeveri që nuk shqetëson pafundësisht shqiptarët. Vetëm një qeveri në shërbim të ekonomisë së lirë mund të jetë një qeveri për shqiptarët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular