BallinaSocialeDenoncimet/ "Ngacmime seksuale dhe terror ndaj studentëve"

Denoncimet/ “Ngacmime seksuale dhe terror ndaj studentëve”

spot_img
spot_img

Studentët kanë nisur të organizohen pasi kanë paralajmëruar se do të zbresin sërish në shesh më 4 dhjetor, ditën kur një vit më parë nisën protestat masive.

Lëvizja ‘Për Universitetin’ thotë se ka nisur takimet, por ka denoncuar se po përballen me fyerje dhe ngacmime seksuale.

“Sot në orën 14:30, studentë dhe aktivistë të Lëvizjes Për Universitetin në Fakultetin Ekonomik u mblodhën në sallën A103 për të diskutuar mbi problematikat studentore dhe organizimin e protestës së 4 dhjetorit. Që në minutat e para, një grup i vogël provokatorësh nga të gjitha forumet partiake dhe servilë të dekanit dhe administratorit të fakultetit tentuan në mënyrë të organizuar të prishin takimin. Rrugaçëria e tyre arriti deri në ngacmime seksuale dhe fyerje ndaj studenteve të fakultetit,” thuhet në denoncimin e tyre.

 

Një tjetër denoncim e ka bërë në mbrëmje në emër të studentëve dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Ai ka postuar një video me shpjegimin: “Banditë me uniformë në shkelje flagrante të ligjeve mbjellin terror në mjediset universitare! Larg duart nga studentët që i mashtruan dhe universitetet e tyre!”

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular