BallinaKryesoreE djathta europiane merr sërish në dorë fatin e negociatave të Shqipërisë

E djathta europiane merr sërish në dorë fatin e negociatave të Shqipërisë

spot_img
spot_img

Samiti i Partive Popullore Europiane në Zagreb, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, mori disa angazhime të rëndësishme.

E djathta europiane ka vendosur të marrë sërish në dorë fatin e negociatave të Shqipërisë.
Partitë Popullore Europiane (PPE) aprovuan një draft-rezolutë emergjente gjatë Kongresit në Zagreb. Dokumenti fton Këshillin dhe shtetet anëtare të Bashkimit Europian që të marrin një vendim pozitiv sa më shpejt që të jetë e mundur për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në këtë kongres mbajti një fjalim të rëndësishëm edhe kreu i PD, Basha. Ai tha se qeveria aktuale ka dështuar, ndaj shqiptarëve u duhet shpresë.

Dhe lajmet nga Zagrebi janë të mira. Ish-presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk u zgjodh drejtues i PPE, duke zëvendësuar Joseph Daul.

Tusk është një avokat i mirë i integrimit të Shqipërisë në BE. Ai u angazhua sërish që të vazhdojë mbështetjen për nisjen e negociatave. Edhe kancelarja Angela Merkel tha se do të vazhdojnë diskutimet me Francën për këtë çështje.

“Tani do të flasim me Francën, do e bëjmë në mënyrë intensive, se cilët elementë do mund të përmirësohen dhe ndryshohen në procesin e anëtarësimit,” tha Merkel

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular