BallinaKronikeTruproja shqiptar i dy këngëtareve të famshme greke kapet me 500 kg...

Truproja shqiptar i dy këngëtareve të famshme greke kapet me 500 kg drogë

spot_img
spot_img

Autoritetet greke kanë shkatërruar një organizatë të trafikut të drogës, ku në pranga kanë rënë 4 shqiptarë dhe një grek.

Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 29, 35, 36 dhe 37 vjeç, ndërsa një 16 vjeçar është me origjinë greke.

Nga kontrollet në banesë policia gjeti 560 kg kanabis.

Në krye të organizatës ishte 36-vjeçari shqiptar, ndërsa mediat greke raportojnë se njëri nga të arrestuarit ishte truproja i dy këngëtareve të famshme greke, shumë të dëshiruara për rininë.

Raportohet se shqiptari ishte punësuar nga klubet e mëdha të natës, ku dy artiste të famshëm këndonin herë pas here. Ai kishte për qëllim që të ‘ruante’ dhomën e veshjes se kengetareve, pasi ngacmoheshin vazhdimisht nga admiruesit e tyre të rinj.

Sigurisht, si artistet e famshëm, ashtu edhe biznesmenët që punësuan shqiptarin e zellshëm nuk e dinin që ai ishte i përfshirë në një spirale që shpërndante sasi të mëdha hashashi madje edhe me shumicë.

Ndërsa për organizatën, sipas newsit.gr, ishte një çështje familjare, pasi ajo përfshinte një nënë me djalin dhe vëllain e saj, të gjithë nga Shqipëria.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular