BallinaOP EDVetëvrasja e trumcakut ose Migjeni i rishkruar

Vetëvrasja e trumcakut ose Migjeni i rishkruar

spot_img
spot_img

LUÇIANO BOÇI 

Dhe trumcaku, sikur të rijtë, vuante nga melankolia. U lind në nji shoqni me të vërtetë absurde. Në vend të drejtësisë, bijshin qimet e derrit të padrejtësive e në vend të nji drejtimi politik logjik, kishin mbi brenat e shtazës së krimit me pamje parahistorike të rilindun. Dhe në kët shtet – i cili nuk mund të quhet aspak shtet – kush mos të bahet melankolik? Dihet se nji të riu, sikur trumcakut, s’i duhet shumë për nji jetë studentore. Por pushteti, i cili nuk asht qeverisje, por sundim, s’i ep as aq, madje ia merr dhe ato pak kacidhe qi pati n’xhep, me tarifa skandaloze dhe kosto jetese të papërballueme, pa i dhanë kurrë nji shpresë për t’ardhmen.

Mos pyetni si e qysh u gjend trumcaku n’kët vend, dhe si e qysh u gjendën t’rijtë n’kët derexhe kozmike e shoqnia n’kët situatë tragjike. Hipoteza dhe andrra. Para gjashtë vitesh, çdo gja u mbyll me nji fjalë goje, “… të vidhen votat! Dhe vjedhja u ba!” — A e shifni, vetëm nji fjalë magjike! Timon-Tenxhere! Sa bukur?!

Dhe Rama e Shahini thanë: t’i binden trumcaku dhe t’rijtë Paktit fals si akt mashtrimi, në nji vend ku n’vend të bibliotekave e kërkimit shkencuer bijnë qimet e derrit t’korrupsionit e harbutnisë e në vend t’përkrahjes e mshtetjes-brinat e shtazës parahistorike injorante qi tallet dhe napërkamb t’rijtë nën petkun e kryederrit.

Njiherë trumcaku me t’rijtë qëndruen mbi nji brenë. U mërzitën tue shikue prej aty qimet e derrit të mijëra padrejtsive, u mërzitën tue u vërvitun prej përbuzjes, shpërfilljes shoqnore, u mërzitën prej skamjes e pamundjes ekonomike për me përballue studimet e jetën, u mërzitën prej kushteve skandaloze mbi brenë e përballjes.

Nga mërzitnia dhe idhnimi mbyllën sytë. Ranë n’pikllim melankolik. Njeriu me temperament melankolik asht inteligjent. E inteligjenca në kuptim ma të hapët të fjalës, pakkuj i solli qetsi dhe t’mirë. N’shoqninë tonë, për me ba përpara duhet me kenë tregtar prostitucioni, shpërndarës kokaine, mbjellës hashashi, vrasës me e pa pagesë, koncesionarist, ose rilindas pasionant.

Dhe trumcaku, bashkë me nji prej t’rijve, n’majë t’brenës e n’kulm t’melankolis, vendosi me mbyt vedin. Plot ironi filozofike shikoi rreth e përqark vedit e vendimi i patundun mirëfilli pasqyrohej n’sytë e tij të dëshpruem. Cicrroi nji herë, cicrroi dy herë; cicrroi tri herë. Mandej një cërrrr e gjatë e plot mallëngjim ishte porosia e tij e fundme. Testamenti i dhimbave të tij. Testamenti i tij ishte nji shej revolte. Revolta ndaj padrejtësive ishte amaneti tij.

Dhe, pa u dhanë fare krahëve, n’lirinë e fluturimitliri të gjetun, kërcej prej brenës… ra mbi një qime t’derrit, t’gjatë e t’mprehtë si thika, e u ngul mbi të.

Trumcaku i ngulun mbi nji qime t’derrit. Me krahët e puplat e tij luente era dhe e sjellte rreth qimes, si sillet dhe gjeli metalik në majë t’ogjaqeve tona. Atbotë e këtbotë frynte veri.

Çka janë kto kapërcime logjike e paralelizma alogjike! Ka me brit ndokush. Po, lexues i dashtun e jo i cekët. Po! A pak po kemi kapërcime logjike, morale e dogmatike, po deshe dhe kushtetuese, n’botën tonë reale? Pse po zemërohesh e po don me m’gjykue për disa kapërcime logjike e paralelizma askuj damsjellje?

Ato vetëm përcjellin gjandjen e mjerueme t’rinisë sot e vikojn shërimin nëpërmjet revoltës!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular