Panairi i Librit Tirana ‘2019’ ka vetëm pak ditë që ka ulur siparin dhe po të besojmë numrin e lartë të ndjekësve, duhet të besojmë se kemi edhe një popull që lexon shumë. Në fakt një vox pop me studentët e Fakultetit të Histori Filologji, i emisionit ‘Vizioni i Pasdites’ na sjell një realitet krejt të ndryshëm, gati edhe shqetësues.
Studentët e këtij Fakultetit nuk e dinë kush e ka shkruar Lahutën e Malcisë, duke aluduar mes Kadaresë dhe Migjenit.
Disa nga përgjigjet e studentëve:
Gazetari: Po librin “Lahuta e Malcis” nga Kadare e lexuat këtë vit në panair?
Studentja: Këtë vit në panair jo, e kam lexuar që në shkoll të mesme kështu që jo…
Gazetari: Po “ Lahuta e Malcis” nga Kadareja është shkruar apo…?
Studentja: Nuk është shkruar nga Kadareja, më duket është shkruar nga Migjeni…
Gazetari: Këtë “Lahutën e Malcis” të Kadaresë e ke lexuar?
Studenti : Po e kam lexuar dhe pse nuk është autori im i preferuar….
Ndiqni më poshtë videon e plotë