Presidenti, Ilir Meta ka denoncuar sot shantazhin që sipas tij i është bërë zëdhënësit të tij, Tedi Blushi nga një ambasadë e huaj në Tiranë.
Meta në postimin e tij thekson se ka kërkuar hetim të menjëhershëm për këtë ngjarje.
Ndërkohë që shton se Blushit i është kërkuar që të tërheqë postimin e tij brenda 30 minutash.
“Po, zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash.
Kam kërkuar hetim të menjëhershëm.
Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes por mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës”, shkruan Meta.